Tuesday, April 30, 2013

Përkthimi i Lojës Pingus

Megjithëse ka ecur pak ngadalë, deri tani është bërë një punë e mirë për përkthimin e lojës Pingus. Nga afro 450 vargje gjithsej, vetëm 60 kanë mbetur pa përkthim. Por ku mund t'i gjejmë përkthimet e deritanishme, dhe si mund t'i testojmë ato? Këto gjëra kam dëshirë t'i ndaj me ju në këtë shënim.


Eksportimi i përkthimeve

Së pari, përkthimet e deritanishme mund të eksportohen nga https://l10n.org.al/translations/export. Origjina e projektit është misc dhe emri i projektit është pingus.

A mund të përdoret direkt skedari në format PO i eksportuar? Në përgjithësi JO! Rruga e këshillueshme është që të merret skedari PO nga projekti origjinal (në rastin tonë Pingus në Launchpad), dhe të shkrihet me skedarin e eksportuar nga l10n.org.al. Fatmirësisht kjo mund të bëhet shumë kollaj me ndihmën e programit Lokalize. Nëse nuk e keni të instaluar, mund të instalohet me komandën sudo apt-get install lokalize.

Pasi hapet me Lokalize skedari PO i exportuar nga Launchpad, te menuja Sync zgjidhet Open file for sync/merge, dhe si i tillë zgjidhet skedari i eksportuar nga l10n.org.al. Ndryshimet nga skedari i dytë në të parin mund t'i kopjojmë një nga një me Alt+Down dhe Alt+Return, njëkohësisht edhe duke i kontrolluar dhe korrigjuar. Por mund t'i kopjojmë edhe të gjitha njëherësh me Sync –> Copy all new translations (Ctrl+Alt+A)



Tani skedari PO, ku janë shtuar edhe përkthimet që vijnë nga l10n.org.al, është gati për tu testuar dhe për tu ngarkuar përsëri (upload) te Launchpad.


Testimi i përkthimeve

Në rastin tonë (të lojës Pingus), hapat e mësipërm për eksportimin e përkthimeve i kam kryer unë, kështu që nuk është nevoja të përsëriten. Ju thjesht mund të shkarkoni skedarin PO me përkthimet përkatëse:
wget http://l10n.org.al/downloads/pingus-sq.po
Për të testuar përkthimet, është e nevojshme që edhe vetë programi i pëkthyer (Pingus) të jetë i instaluar. Nëse nuk është, mund ta instaloni kështu:
sudo apt-get install pingus
Tani duhet që skedari i përkthimeve të vendoset në vendin e duhur:
sudo cp pingus-sq.po /usr/share/games/pingus/data/po/sq.po
Programi mund të niset me komandën pingus dhe te mundësitë mund të zgjidhet gjuha shqipe. Por që ndryshimi i gjuhës të ketë efekt, duhet që programi të mbyllet dhe të niset edhe njëherë nga e para. Shikoni pamjet e ekranit më poshtë.

Tani ngelet që ta luani lojën. Dhe nëse shikoni ndonjë përkthim që nuk shkon, ose që mund të ishte më mirë, mund ta gjeni vargun përkatës duke kërkuar në adresën: https://l10n.org.al/translations/search?lng=sq&project=pingus&mode=boolean-translations&words=Pingus (mos harroni të ndryshoni parametrat e filtrit), dhe mund të sugjeroni një përkthim më të mirë.


  • Loja kur hapet për herë të parë: 


  •  Tek Options zgjidhet Language: <Albanian>  (kliko disa herë, deri sa të dalë):

  •  Mbylle dhe hape programin përsëri, që të ketë ndikim ndryshimi i gjuhës:

  • Pjesë nga tregimi në fillim të lojës dhe udhëzimet e nivelit të parë:



No comments:

Post a Comment