Tuesday, October 16, 2012

Vendosja e Gjuhës Shqipe në Ubuntu

Gjuha shqipe në Ubuntu mund të instalohet shumë kollaj, nëse keni lidhje me internetin.


  • Fillimisht hap System Settings, dhe aty zgjidh Language Support (siç tregohet në figurat e mëposhtme):



  • Pastaj kliko butonin Install/Remove Languages…, zgjidh nga lista gjuhën shqipe (Albanian), dhe kliko Apply Changes:




  • Prit deri sa të shkarkohen dhe të aplikohen të gjitha ndryshimet:






  • Tek lista e gjuhëve, gjeje gjuhën Albanian (duhet të jetë me ngjyrë gri), tëhiqe me shigjetën e miushit dhe vendose të parën në listë. Kliko gjithashtu edhe butonin Apply System-Wide. Ndryshimi i gjuhës do të hyj në fuqi pasi të dilni dhe të hyni përsëri në ambjentin e punës.




No comments:

Post a Comment